Resi Abdurahmani, personi më i mundshëm që do të kryesojë me degën e Tetovës

Ish kryesuesi i këshillit komunal të Tetovës, Resi Abdurahmani, konsiderohet personi më i mundshëm që do të kryesojë degën e BDI-së në Tetovës, theksojnë burime të kësaj partie për Portalb.

Ai nga strukturat e larta të BDI-së konsiderohet figura e cila mund të ketë përkrahjen e nëndegëve dhe Kuvendit të degës së partisë, por edhe pëlqimin e vetë kryetarit Ali Ahmeti. Madje përballë kësaj përkrahje e kanë ulur intensitetin e garës, kandidatët e tjerë për këtë vend. Pasi kryesisë aktuale të Degës së  në Tetovë i ka kaluar mandati, procesi i zgjedhjes tani më ka filluar.

Resi Abdurahmani i cili është drejtor i Agjencisë për rezerva shtetërore thotë për Portalb se nuk mjafton të kesh vetëm dëshirë, por duhet të kesh edhe përkrahjen e bazës. Megjithatë, deri në kandidimin  zyrtar, thotë ai, ka ende kohë.

“Sipas asaj që është rregulluar me statusin e partisë, kryetari i degës duhet të ketë përkrahjen e strukturave partiake më të larta të partisë dhe njëkohësisht të gëzojë edhe mbështetjen e bazës. Nëse unë do të kem këtë mbështetje atëherë do të kandidoj për kryetar të Degës së BDI-së, në Tetovë. Me politikë jam marrë që në fëmijëri dhe gjithmonë jam munduar që të jem korrekt dhe i drejtë me të gjithë.” thotë Resi Abdurahmani për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button