Në Shkup filloi obduksioni i trupit të pajetë që mendohet të jetë Denisa Markovska

Ka arritur trupi i pajetë për të cilën autoritetet greke thonë se është Denisa Markovska nga Prilepi që humbi në anijen “Serenisimia”. Gjatë natës ka filluar obduksioni në Shkup me kërkesë të prindërve të saj.

Pas obduksionit në Gjykatën medicinale do të kumtohet nëse janë të sakta të dhënat e organeve hetuese greke se trupi i pajetë është Denisa Markovskës.

Ministria e Shëndetësisë e pranoi kërkesën e prindërve dhe urdhëroi të bëhet obduksion për të vërtetuar nëse me të vërtet trupi i pajetë është i Denisa Markovëskës.

Denisa ka humbur më 12 shtatorë, deri sa punonte në anijen “Serenisimia” në ujërat e detit Egje.

Lajme të ngjashme

Back to top button