Barok prej 4 milionë eurosh për ndërtesën e EVN-së dhe ELEM-it

Së shpejti baroku do ta zëvendësojë qelqin e ndërtesës së ELEM-it dhe të EVN-së, kanë vendosur dy kompanitë, për shkak se vetëm në atë mënyrë do të mund të harmonizohet me rrethinën. Realizues i punëve do të jetë kompania “Beton”, e cila i realizoi edhe pjesën më të madhe të objekteve të projektit “Shkupi 2014”.

Punët ndërtimore do të kushtojnë rreth 4,3 milionë euro.

Ndërtesa do të rikonstruohet sipas zgjidhjes ideore të një grupi autorësh nga Fakulteti i ndërtimtarisë, e cila u përzgjodh vitin e kaluar në konkurs. Rikonstruimin e objektit do ta realizojnë së bashku EVN-ja dhe ELEM-i, të cilar i ndajnë hapësirat e punës në ndërtesë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button