Aliu: Aksioni policor kundër bizneseve shqiptare, BDI shet mjegull

Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu, ka komentuar aksioni policor që ka shoqëruar inspektorët si një aksion kundër bizneseve shqiptare.

Në mbledhjen e  fundit të qeverisë, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi , deklaroi se është zhvilluar një debat i ashpër mes ministrave të BDI-së dhe atyre të VMRO-së lidhur me çështjen e Jugohromit. Imer Aliu, thotë se ata kanë harruar se në mbledhjen e fundit e humbën këtë betej dhe tani premtojnë se çështjen e mbylljes dhe dënimeve të bizneseve shqiptare do ta ngrëne në qeveri.

“Sonte e kishte radhën Gostivari! Nesër përsëri do vazhdojë “debati” ishte aksion policor apo aksion i “UJP”-së, por fakt është se është aksion dhe se ka plot “speciallca” e tatimorë dhe se është i orientuar kundër bizneseve shqiptarë”, thotë Imer Aliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button