Todorov paralajmëron masa ndaj pacientëve që nuk respektojnë terminët mjekësore

Rreth 45 mijë qytetarë gjatë muajt tetor nuk janë paraqitur ne termin mjekësorë të bërë nëpërmjet sistemit elektronik, “termini Im”, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Numri i terminëve mjekësore të bëra dhe që nuk janë shfrytëzuar që nga fillimi i vitit ka qenë mbi 672 mijë, respektivisht tek mjeku nuk janë paraqitur 420 mijë qytetarë nga të cilët disa kanë lëshuar nga një apo edhe më tepër terminë.

“Kjo mosardhje në e këtyre 45 mijë pacientëve në tetor nëse I kthejmë në ditë të humbura pune dëmi do të ishte 13 milion denarë për një muaj respektivisht 217 mijë euro”, thotë ministri Todorov.

Todorv tha se qëllimi nuk është që të dënohen pacientët me para, por në opinion të ngritet vetëdija për nevojën e respektimit të terminëve mjekësore.

Ministria për Shëndetësi me ndryshimet ligjore, paralajmëroi se do të disiplinoje mjekët. Pas vendosjes së masave disiplinore numri I mjekëve që vonohen është ulur në mënyrë drastike nga 162 në 40 për një muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button