Mbahet ceremoni përkujtimore për dëshmorët britanik të Luftës së Parë Botërore

Në varrezat ushtarake britanike në Shkup sot do të mbahet ceremoni për përkujtimin e luftëtarëve të rënë në Luftën e Parë Botërore në organizim të ambasadës britanike në Maqedoni.

Në ceremoninë përkujtimore do të marrë pjesë ambasadori britanik Çarls Garet, atesheu ushtarak britanik nënkolnel Riçard Pari, si dhe përfaqësues të bashkësisë diplomatike në Maqedoni.

Kurorë dhe lule të freskëta do të vendosin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button