Gjermania përkujton rënien e murit të Berlinit

Gjermanët përkujtojnë sot 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Në kryeqytetin gjerman kanë nisur të zhvillohen prej orëve të para të mëngjesit shumë aktivitete, që do të përmbyllen në darkë.

Balona të bardha janë vendosur përgjatë vijës, ku shtrihej muri, që për 28 ndau lindjen komuniste nga perëndimi. Ato do të lëshohen më pas, në shenjë simbolike për zhdukjen e murit, që u shemb në vitin 1989.

Kancelarja gjermane do të jetë e pranishme në këto aktivitete.

Aty janë ftuar si pjesëmarrës edhe ish-udhëheqësi sindikalist polak Les Valesa, si dhe ish-udhëheqësi i fundit sovjetik Mihail Gorbaçov.

Lajme të ngjashme

Back to top button