Policia demonstron superioritet mbi banorët për të mbuluar të palarat e qeverisë

Demonstrimi i forcës policore në Maqedoni, sidomos pas vitit 2001, duke marrë shkas edhe nga rastet e fundit të inspektimit të lokaleve nëpër qytete të ndryshme, gjithmonë është përcjellë me një mesazh agresivitetit politik, vlerësojnë analistët.

Praktika e asistimit policorë sidomos në punën e inspektorateve të ndryshme ne vendet e zhvilluara vinë pas kërcënimeve reale të punës së tyre dhe e shoqëruar gjithmonë asistencën proporcionale përballë nevojës së reagimit qoftë edhe preventive.

Pronarët e disa lokaleve që ishin pjesë e këtij invazioni policorë, sqarojnë se kontrollet rutinë të inspektorëve të ndryshëm është bërë e zakonshme për ta dhe nuk ka pasur probleme të tilla që kësaj radhe ata të vijnë me mjete speciale dhe të armatosur si në gjendje lufte.

Bilalli: Qeveria ndjek rrugën e zhdukjes ekonomike të shqiptarëve

Analisti Mersel Bilalli, për Portalb se aksioni policor nëpër lokalet kryesisht të shqiptarëve është demonstrim i forcë dhe i superioritet që ka tre qëllime.

Sipas tij qëllimi i parë është të demonstrojë fuqi ndaj palës shqiptare duke injoruar pjesën shqiptare në pushtet, së dyti dëshiron t’i dërgojë mesazh elektoratit të vetë se kjo është ajo strukturë që di t’i disciplinojë shqiptarët. Qëllimi i tretë sipas Mersel Bilallit për aksionin policorë është edhe qëllimi i de fokusimit të opinionit për shkak të paralajmërimit të opozitës për bombën e mundshme.

“Çdo hap i çdo diktature ka qëllimi elektoral atë të  mbajtjes së rejtingut  pa rezultate. Ka edhe në dimension, mendoj se edhe afrohet edhe çështja e zgjidhjes së emrit dhe artificialisht dëshiron të krijojë ambient që nuk do të revoltohet nga ndërrimi eventual i emrit. Është absurd që në një çajtore të shkohet me autoblinda , kjo dukshëm e devalvon edhe faktorin shqiptarë që kacafytë edhe zyrtarët e BDI-së”, thotë Mersel Bilalli.

Sipas tij kjo tregon vazhdimësinë e pafund të paaftësisë së shqiptarëve në pushte, njëherë duhet të jetë sinjal për zgjimin e shqiptarëve që të shohin alternativë sepse kjo tani është një rrugë e zhdukjes ekonomike të shqiptarëve dhe presion që ata të shpërngulen prej këtu.

Neziri: Policia kërkon të provokojë shqiptarët

Analisti Xhelal Neziri, thotë për Portalb se  forcat speciale nëpër çajtore mund të kuptohen vetëm si provokim për të nxitur reagimin e banorëve apo për të shkaktuar ndonjë konflikt më serioz me policinë.

Sipas tij, nuk mund të kërkohet të mos tymoset në çajtoret e Pollogut kur po këto institucione ia vazhduan edhe për dy vite afatin e punës Jugohromit, i cili i tymos 340 mijë banorë, bashkë me tokën dhe ujin e tyre.

“Askund në botë nuk dërgohen forca speciale për të mbrojtur inspektorët financiarë. Në rast kur ato pamundësohen të kryejnë punën, atëherë thirret asistenca nga policia e uniformuar lokale. Vetëm në raste kur bëhet fjalë për lokale të rrezikshme, si bare nate apo diskoteka, mund të thirren njësitet special”, thotë Xhelal Neziri.

Sela: Policia ka për qëllim të frikësoj shqiptarët

Kryesuesi i lëvizjes për reformim të PDSH-së Ziadin Sela, ka theksuar se aksionet policore që shoqërojnë inspektorët kanë për qëllim që të frikësojnë popullatën shqiptare. Sela ka akuzuar se ky ëshët aksion që realizohet nga Nikolla Gruevskit,  Menduh Thaçit, dhe Ali Ahmeti.

“Nuk është qëllimi i mbylljes së bizneseve të shqiptareve, por qëllimi është frikësimi i shqiptarëve.  Sa më tepër të rrezikohen Menduhi dhe Aliu aq më tepër Gruevski  do ti çojë forcat speciale, Drejtorinë e të Hyrave Publike, inspektoratin e punës dhe të gjitha me radhë”, u shpreh para banorëve Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button