Ahmeti dhe Hysa diskutojnë për gjendjen politike në Maqedoni dhe Kosovë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,Ali Ahmeti, ka pritur në Tetovë Ambasadorin Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Ahmeti dhe Ambasadori Hysa diskutuan për situatën politike në vend dhe në Kosovë, bashkëpunimin midis Prishtinës dhe Shkupit si dhe folën për proektet konkrete që do të afronin edhe më tepër qytetarët.

Kryetari Ahmeti foli për rëndësinë që ka rruga midis Shkupit dhe Bllacës, kalimi i kufirit me letërnjohtime nga qytetarët e dy vendeve, por edhe vendosja e pikave të përbashkëta kufitare dhe doganore si dhe mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta qeveritare.

Ambasadori Hysa theksoi që pala kosovare është e interesuar që sa më shpejt të firmoset marrëveshje për kalim të kufirit me letërnjoftime dhe mirëpret synimin e qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e rrugës Shkup – Bllacë me shpresë që punimet të fillojnë sa më shpejt.

Marrëdhëniet e ngushta politike dhe ekonomike me Kosovën duhet të thellohen edhe më tepër nëpërmjet të zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese bilaterale, por edhe të firmosjes së marrëveshjeve të reja.

Kryetari Ahmeti uroi që liderët politik të Republikës së Kosovës të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejt dhe gjithëpërfshirëse për ngërçin politik të krijuar pas zgjedhjeve të qershorit.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button