Virusi Ebola, OBSH: Mbi 5 mijë të vdekur, 13 mijë të infektuar

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i të vdekurve nga Ebola ka arritur në afro 5 mijë, ndërsa mbi 13 mijë vetë janë të infektuar nga sëmundja.
Zyrtarët e shëndetësisë thonë se ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet, ritmi i kësaj rritjeje ka rënë.

OBSH-ja tha dje se numri i rasteve me Ebola varion nga zona në zonë në tre vendet afrikano-perëndimore më të prekura nga sëmundja: Guinea, Liberia dhe Sierra Leone.

OBSH-ja thotë se masa të rrepta kontrolli janë të nevojshme për të ndalur virusin dhe thotë se është kritike që vendet fqinjë të paprekura të jenë të përgatitura. /BW

Lajme të ngjashme

Back to top button