Lopez: Shoqëria ndikoi në prishjen e lidhjeve dhe martesave

Jennifer Lopez thotë se shoqëria e saj ka gisht në dështimin e lidhjeve të mëparshme.

Lopez shpjegoi se skuadra e saj është e padurueshme për këdo.

“Ka shumë njerëz në jetën time dhe kjo është e vështirë. Shumë njerëz në shtëpi, dhe mendoj se kjo është e tepërt që t’i durosh”, tha Lopez.“Mendoj se ata do të thoshin që rrethi im ka ndikuar që ata të mos jenë rehat”.

Ajo shpjegoi edhe se sa të vështirë e kishte t’i tregonte fëmijëve për ndarjen me Marc Anthonyn.

“Nuk mund t’i thuash gjithçka një 3-vjeçari. Ata s’kuptojnë se çfarë po ndodh… Ishte shumë e dhimbshme”, shtoi J-Lo.

Më herët gjatë muajit Lopez përshkroi Ben Affleckun si personin e parë që i theu zemrën. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button