Blerina kampione e Gjermanisë

Xhudistja tani më e njohur shqiptare, Blerina Seferi ka arritur që të shtunën të shpallet kampione e Gjermanisë për kadet.

“Shqiponja nga Shipkovica” aspak se pati të lehtë rrugën deri tek piedestali, pasi u përball me ish-kampionet e këtij vendi. Seferi fitoi pesë kundërshtare ndërkohë që përballja më e rëndë ka ishte ajo e gjysmëfinales kundër Lea Markof, kurse në finale mposhti pa probleme Lena Chatziatros me Ippon.

Pas garës Blerina Seferi u shpreh shumë e gëzuar me fitoren. “Jam përball me konkurrentet e mija kryesore të reprezentacionit të Gjermanisë. I shtrëngova dhëmbët dhe dhashë maksimumin nga vetja vetëm për t’iu treguar se unë jam ma e mirë. Ia arrita qëllimit dhe jam shumë e kënaqur me këtë sukses. Medaljen e artë ia dedikoj të gjithëve fansave të mi që më përkrahin vazhdimisht, fshatit Shipkovicë si dhe shqiptarëve kudo që janë”, tha Bleri duke shtuar se synimi i saj në të ardhmen është medalja evropiane, botërore e olimpike. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button