Apple pezullon shitjet e pajisjeve Fitbit

Muajin e kaluar u fol se Apple po planifikon të tërheqë pajisjet FitBit nga dyqanet e saj. Nëse kishit planifikuar të blinit një pajisje Fitbit nga dyqanet e Apple-it, ju duhet të kërkoni në ndonjë vend tjetër, sepse Apple ka pezulluar shitjet e këtyre pajisjeve në dyqanet e saj në internet.

Që nga e hëna, pajisjet Fitbit nuk do të shiten më në dyqanet virtuale të Apple-it, dhe kompania ka vendosur që t’i tërheqë ato edhe nga dyqanet reale. Nuk është bërë e ditur arsyeja se përse Apple vendosi që të pezullojë shitjet e këtyre pajisjeve.

Ndoshta ka mbaruar kontrata mes Apple-it dhe Fitbit-it, dhe kompania nuk është më e interesuar që ta rinovojë atë. Një tjetër hamendësim është edhe që Apple nuk do të ketë në dyqanet e saj pajisje që janë të ngjashme me Apple Watch. Gjithsesi, nëse doni të blini një pajisje Fitbit, duhet të kërkoni në ndonjë vend tjetër dhe jo tek Apple.

Lajme të ngjashme

Back to top button