Kida, e gatshme për klipin e ri

Pasi përfundojë incizimin e këngës së saj më të re këngëtarja simpatike Orhidea Latifi apo siq njihet nga publiku Kida ka filluar xhirimet e para të klipit të saj të cilin do ta sjellë shumë shpejt për publikun.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja pasi ka publikuar një foto në rrjetin social ‘Facebook’ ku ajo duket shumë bukur dhe klipi duket se do të jetë shume i veçantë, transmeton Tribuna.

Si gjithmonë ajo nuk i ndërron bashkëpunëtorët e saj Zzap & Chriss me të cilët ka bashkëpunuar që nga fillimi karrierës. Kjo këngë dhe ky klip vjen pas hitit ‘O’najer’ me të cilin Kida ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button