Konstruksion metalik mbyt punëtorin

Pesëdhjetë e nëntë vjeçari Mitre D. nga Kavadari sot në mëngjes e ka humbur jetën në vendin e punës.

Ai ka qenë i punësuar në ndëmarrjen për ekonomizim me pyjet “Bor-Kavadarci” dhe ka qenë duke punuar në vendosjen e konstruksionit metalik i cili i ka rënë mbi kokë. Nga lëndimet e rënda ai ka ndërruar jetë menjëherë.

Policia e ka mbyllur vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetim për rastin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button