Gorbaçov: Pavarësia e Kosovës dhe Shqipëria në NATO gabime të Evropës

Ish-Presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov ka folur hapur kundër Perëndimit, në ceremoninë e përkujtimit të 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

Mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të ish-bllokut komunist në NATO, ai i ka quajtur gabime të Europës.

I ftuar në ceremoni dhe në një simpozium me ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Hans Ditrih Gensher, Gorbaçovi shtoi se Evropa do të bëhej e papërfillshme në botë nëse nuk arrinte të ruante sigurinë e saj.
“Duke përfituar nga dobësimi i Rusisë dhe mungesa e një superfuqie tjetër si kundërpeshë, perëndimi kërkoi të monopolizonte udhëheqjen dhe dominimin e botës. Ngjarjet e muajve të fundit janë pasojë e politikës dritëshkurtër të atyre që duan të imponojnë vullnetin e tyre duke mospërfillur interesat e partnerëve”, tha Gorbaçov.

Ai ka kritikuar edhe SHBA-të, duke thënë se i ka kapur triumfalizmi, pas rënies së bllokut komunist.

Lajme të ngjashme

Back to top button