Van Persie mbetet i Unitedit

Robin van Persie ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2016. Por, drejtuesit e ekipit nga Old Trafford pritet t’i nisin bisedimet me holandezin gjatë janarit, raporton Goal.com.

Thuhet se paga prej 319.000 eurove në javë e ish anëtarit të Arsenalit do të mbetet e paprekur deri në vitin 2016, por kjo do të ulet në 127.000 euro në javë gjatë dy viteve të fundit të kontratës.

“E vërteta është që unë jam shumë i lumtur këtu në këtë klub. Kam nënshkruar për katër vjet dhe unë do të jem i kënaqur për të qëndruar edhe më gjatë, përtej dy viteve të ardhshme që më kanë mbetur në kontratë”, kishte deklaruar më herët holandezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button