Pushteti në kolaps nga “bomba”

Zaevi sërisht do të hedh “bombë”. Ai tha se ka fakte të cilat kur të prezentohen para opinionit, Nikolla Gruevski brenda tri ditësh do të duhet që të jep dorëheqje, kurse Maqedonia do të turpërohet nga ata, pasi që prekin edhe në çështje “senzitive ndëretnike”. Skeptikët mendojnë se sërisht “bomba” do të mbarojë si një petardë, por mendoj se nuk është ashtu. Kjo nuk do të jetë bombë, aq më pak petardë, por do të jetë një top me fuqi të madhe shkatëruese. Nuk besoj se kjo deklaratë është dhënë pa dritë jeshile nga lojtarët kyq botëror.
Përkundrazi, si duket afrohet momenti kur regjimit do t’i fishkëllohet fund! Askush s’ka pritur se në kushtet tona, aferat e publikuara gjatë fushatës parazgjedhore radikalisht do ta ndryshojnë disponimin e votuesve. Aq më pak se Gruevski me dinjitet do të jep dorëheqje. Ajo ishte vetëm një vërejtje që regjimi të del nga qorr sokaku. Që t’i zgjidhë problemet e ndieshme dhe të ikë. Por, kjo vështirë kuptohet nga pozicioni kur jeni pushtet. Partnerët e koalicionit menduan se ajo ishte vetëm hedhje e një topi borre për lojë dhe vazhduan me të veten. Topi i borës tani vazhdoi të rrokulliset dhe kërcënon që të shkaktojë një ortek.

Ka tre asrsye se përse pushteti duhet të përfundojë shpejtë. E para është frika e faktorëve kyqës botëror se tolerimi i mëtejshëm i këtij populizmi dhe nacionalizmi me veshë dhe gojë të rrezikshme mund të përfundojë me konflikt të brendshëm dhe rajonal. Fakt është se me qëllim të maskimit të krimit të organizuar finansiar, udhëheqësit e pushtetit vite me radhë luanin me ndjenjat e njerëzve, duke krijuar mosbesim të ndërsjellë, incidente, rahje, urrejtje, e cila fare lehtë tani më mund të del nga kontrolli.

Arsya e dytë është frika e të huajve se po të tolerohet edhe mëtej një diktaturë e tillë, ajo do të ishtë kërcnim për gjithë rajonin, pasi po të kalojnë pa dënim diktatorët e vegjël, ajo do të ishtë sinjal inkurajues për diktatorë të mëdhej, se s’ka pengesa që edhe ata të shndërrohen në të tillë, me ç’rast i gjithë rajoni do të shndërrohej në zjarr e ferr. Për këtë arsye, regjimi domosdo do të duhet së shpejti të kolaboj. Nuk është e rastit deklarata e ambasadorit amerikan Volers se ne nuk duan në Maqedoni të shofin një Ukrainë. Në atë drejtim janë edhe deklaratat e shumta të Nuland, Merkel dhe shumë të tjerëve – se gjendja e tillë është e paqëndrushme.
Por, para se të kolaboj, ai duhet ta zgjidhë problemin me emrin, pra ta presë degën mbi të cilën regjimi rahat me vite radhë ka qëndrua me zero rezultate dhe me kaos të vërtetë në të gjitha fushat, plus me dy miljardë evro borxh shtesë! Interesante është deklarata e ministrit gjerman për punë të jashtëme Shtajnmajer në konferencën për Ballaknin Perëndimor – “Gjermania bën presion që të zgjidhet kontesti me emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë”. Në këte konferencë, ministrit për punë të jashtëme Popovski, i është thënë se pushteti do të duhet më shumë t’u përkushtohet njerëzve se sa përmendoreve. Pasi duke kërkuar varreza antike mbarë shtetin janë duke e shndërrua në një varrezë masive. Edhe Dojçe Vele pat komentuar se në këtë konferencë vëmëndje të vëçantë i është kushtuar kontestit për emrin. Kurse Grekëve u është thënë se – “ nëse jemi të gatshëm që të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për gjendjen ekonomike në Greqi, do të duhet të gjehet mënyrë për zgjidhjen edhe të çështjeve tjera”. Pra, shifet se zgjidhja po afrohet.

Arsyeja e tretë është e natyrës morale. Regjimi këto vite ka shkelur mbi të gjitha vlerat elementare njerëzore. Tolerimi i mëtejmë i kësaj gjendje seriozisht do të dëmtonte kredibilitetin moral të Brukselit. Të përkujtojmë se të gjitha raportet e gjeritanishme të Komisionit Evropian regjimit i shifnin ndërmjet gishtave, me kusht që ta zgjidhë emrin, të cilin në fakt vet qëllimisht e komplikoi. Por, tani u pa se regjimi ka shkuar shumë larg. Ai vazhdoi të qeverisë me frikësime, me kërcënime, me shantazhe e kushtëzime. Atë e bënë edhe tani kur në një çajtore hyjnë me forca speciale. E pakuptueshme është se si njerëzit janë sjellë gjer në atë gjendje sa të qëndrojnë indiferent derisa jeta e fëmijëve të tyre shkatërrohet edhe materialisht edhe shpirtërisht. Të afërmit e tyre zhyten e mbyten, kurse ata nga frika nuk guxojnë as t’i shpëtojnë. Kjo as te bota shtazore nuk kalon. Qëndronin indiferent edhe atëherë kur parasysh gjithçka u plaçkitej.

U vidhej jo vetëm ekzistenca materiale, por edhe shëndeti fizik e mental. U vjedhej e tanishmja dhe e ardhmja. Reklamojnë ushqim të shëndetshëm, kurse shumë njerëz ushqehen nëpër kontejner! A fëmijtë e tyre s’dinë çka me paratë. Madje pritojnë edhe t’i numërojnë dhe këtë punë ua bëjnë shokë të nënshtruar. Pra, këtij sundimi duhet t’i jepet fund. Edhe ata vet e dinë se ekzistimi i tyre edhe mëtej në pushtet nuk ka kuptim elementar. Madje, kapin pozicione tjera sa është koha. Vet tani bëjnë presion që të zgjidhet emri që të shpëtojnë veten. Vet kërkojnë “thyerjen e korrizit”, slogan që vet e lansuan që të mobiliyojnë masën për satanizim të bisedave për emrin. Tani megafonët e pushtetit me të madhe thirren në atë se ne jemi për zgjidhje, por Grekëve duhet t’u ushtrohet trysni që edhe ata të pajtohen që problemi të zgjidhet. Pushteti si duket kthehet në vendin e krimit. Ashtu përfundojnë shumë ngjarje. Por, të jashtmit nuk i kryejnë të gjitha punët e gjithëçka të servohet në tasnë. Duhet edhe ne t’u ndihmojmë. Topi është këtu. Duhet të përfundojnë ata të cilët të vetmet suksese i kanë dështimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button