Prej perëndimit nga lindja, a e ndryshon Maqedonia strategjinë tregtare?

Më shumë se gjysma ose madje 53 përqind të tregtisë së përgjithshme, Maqedonia e realizon me vetëm 6 vende: Gjermaninë, Greqinë, Serbinë, Bullgarinë, Italinë dhe Britaninë e Madhe – e dhënë kjo që flet për varshmërinë e madhe importuese-eksportuese të vendit nga perëndimi. Kriza në Bashkimin Evropian, kërkesa e zvogëluar, numri i zvogëluar i porosive dhe investimet e përmbajtura e hapën dilemën në mesin e biznesmenëve vendorë. A duhet të kërkohet ardhmëria ekonomike në vendet e Lindjes së afërt, në vendet e Gjirit, gjegjësisht të rajonit aziatik-të Pacifikut dhe Komunitetit të vendeve të pavarura? Si të arrihet deri te këto tregje?

“Për t’u futur në tregjet e ekonomive me rritje të shpejtë, që janë destinacione më të largëta eksportuese, duke e pasur parasysh kapacitetin tonë eksportues, në përgjithësi dhe në veçani sipas firmave, është i domosdoshëm formimi i aleancave strategjike nga eksportuesit e Maqedonisë. Në fakt, numri i pamjaftueshëm i subjekteve të mëdha ekonomike e imponon formimin e aleancave strategjike në formë të konsorciumeve ose lidhjeve, sipas mundësisë edhe në formë të partneritetit privat-publik, duke mos i përjashtuar edhe alenacat rajonale, si koalicion i disa eksportuesve, formalisht të pavarur, me qëllim që të sigurohet ofertë më e madhe për nga sasia dhe kualiteti për t’u futur në tregjet e reja”, thotë për “Portalb”-in, Ljubica Nuri nga Oda ekonomike e Maqedonisë.

Një pjesë e komuniteteve të biznesit në vend kanë dërguar edhe kërkesa zyrtare dhe propozime deri te qeveria se si të përfitohen tregje të reja në vendet me ekonomi me rritje të shpjetë. Ja, se çka duhet bërë, sipas biznesmenëve, që të arrihet qëllimi:

Liberalizimi i tregtisë: 
Urgjentisht duhet të fillojë procesi i liberalizimit të trehtisë në kuadër të partneritetit euro-mediteran. Jordani, Egjipit, Tunizia, Maroku dhe Izraeli duhet të jenë vende prioritare. Duhet të fillohen negociata me Irakum dhe Libinë për liberalizimin e tregtisë.

Marrëveshjet e ndërsjella:
Zgjerim i rrjetit të marrëveshjeve për heqje të tatimimit të dyfishtë dhe mbrojtje të inveestimeve të huaja – marrëveshjet e këtij lloji e nixisin tregtinë dhe investimet. Vende prioritare për këto marrëveshje janë Libia, Iraku dhe Izraeli. Me këto tre vende ka potencial për rritje të shkëbimit tregtar. Në këtë pako, përveç Kuvajtit dhe Katarit, hyjnë edhe vendet e Gjirit. 

Lehtësimi i procedurave për marrje të vizave: 
Për vendet në të cilat Republika e Maqedonisë nuk ka ambasada duhet të shqyrtohet mundësia për lehtësimin e procedurave për marrje të vizave. Biznesmenët kërkojnë përshpejtim të procedurave, gjegjësisht pasi të plotësohen të gjitha kushtet dhe procedurat paraprake, vizat të jepen në vendkalimin kufitar në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht, për qytetarët tanë në vendin përkatës. Si shembull pozitiv mund të shfrytëzohet praktika e Turqisë.

“Edhe ajo është vend kandidat për në BE me negociata të filluara që më herët, që nuk i pengon të ketë qëndrim përkrahës ndaj zhvillimit të ekonomisë me vendet joevropiane dhe duke i lehtësuar procedurat e regjimit të vizave”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. 

Lejet dhe dokumentet: 
Ankesat më të mëdha të investitorëve të huaj në Këshillin e investitorëve të huaj pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë kanë të bëjnë me procedurat dhe dokumentet për dhëninen e llojeve të ndryshme të lejeve. 

Pengesa dhe frenues: Pse tregtia është simbolike? 
Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar që e realizon Maqedonia me vendet e Lindjes së afërt, vendet e Gjirit dhe të euromediteranit është 101 milion dollarë. 
Analiza e numrave tregon se në listën e vendeve nga kjo pjesë e botës, sipas shkëmbimit tregtar kryesojnë Izraeli, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iraku. 

Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar: 
Izraeli – 28,1 milionë dollarë 
Arabia Saudite – 6,0 milionë dollarë 
Emiratet e Bashkuara arabe – 6,7 milionë dollarë 
Iraku – 4,4 milionë dollarë 

Në krahasim me vitin 2011, në vitin 2012 është regjistruar zvogëlim i tregtisë së përgjithshme me vendet e Lindjes së afërt dhe vendet e Gjirit për 2,7% ndërsa te tregtia me vendet e euromediteranit është shënuar rritje prej 24,1%. 

Numrat e deritanishëm flisnin për shkëmbim shumë të vogël tregtar të Maqedonisë me këto vende. Si pengesa kryesore për vendosjen e një bashkëpunimi më serioz tregtar përmenden më tepër faktorë: 

– doganat e larta 
– korniza e dobët rregullatore bilaterale 
– procedura demotivuese për marrje të vizave për hyrje në Republikën e Maqedonisë; 
– mosekzistimi i rrjetit të zhvilluar të përfaqësive diplomatike-konsullare në ato vende (ka vetëm në Ankarë, Stamboll, Tel Aviv, Kairo dhe në Katar); 
– mosvendosja e bashkëpunimt doganor dhe inspektues me këto vende 
– problemet e transportit, harxhimet për rrugë kontinentale, paqartësi për punën e limanit të Selanikut, fluturim i vetëm i drejtpërdrejtë me aeroplan për në Dubai 
– sa i përket Iranit – probleme që kanë të bëjnë me embargon 
– rreziku i fshehtë që ka të bëjë me kursin dollar/euro 
– vështirësi gjatë kreditimit të zhvillimit të produkteve të reja 
– njohja e tregut dhe e marketingut 
– domosdoshmëria për pasjen e partnerit lokal që nga fillimi i projektit 
– përkrahje për gjetjen e partnerëve 
– pengesa gjuhësore dhe të komunikimit

A do të arrijë Maqedonia që me strategji të futet në disa nga tregjet e lindjes, do të shihet së shpejti. Ajo që është e qartë është se zotimet dhe vizionet tani për tani mbeten vetëm në letër. Pengesat për një relacion serioz investues-tregtar mbeten sfidë për biznesmenët. 

Aneta Dodevska, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button