Diego Costa mbetet te Atletico Madrid

Diego Costa ka thënë se është i lumtur në Atletico Madrid dhe se nuk do të largohet nga kryeqyteti spanjoll edhe pse për të ka shprehur interesim Liverpooli.

Klubi nga Anfield Road provoi të transferojë Costan dhe është raportuar se në drejtim të Atleticos ata kanë dërguar 21.8 milionë funte, shkruan “Skysports”.

Por sulmuesi, i cili ka shënuar 20 gola në 44 paraqitje për klubin spanjoll ka thënë, “Unë jam mirë këtu, jam i lumtur”.

“Kam qenë në Argjentinë dhe në Uruguai por nuk kam dëgjuar asgjë për këtë(ofertën e Liverpoolit)”, ka thënë ai.

“Jam i lumtur këtu, nëse klubi dëshiron qëndrimin atëherë do qëndroj”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button