Bushati dhe Stefani bëjnë sherr në Opinion (VIDEO)

Nuk është herë e parë që emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu prodhon ngjarje. E fundit është “përplasja” e analistëve Andi Bushati dhe Andrea Stefani, të cilët shkëmbyen akuza të rënda ndaj njeri-tjetrit.  Në vend që debati i mbrëmjes së enjte të përqendrohej tek i ftuari kryesor, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ky fundit është kthyer në një spektator i kacafytjes mes dy analistëve të ftuar në panel.  Gjithçka ka nisur në gjysmën e emisionit (min 1:20), kur Bushati iu drejtua Blendi Fevziut se përse shkeli premtimin duke ftuar analistë që mbrojnë ministrin, (e kishte fjalën për Andrea Stefanin).

Moderatori tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe se në debat duhet të ftohet ministri dhe jo analistët të grinden mes tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button