Si të bëjmë flokët tonë të mbajnë gjatë ngjyrën

Me ndryshimin e sezonit ndryshohet edhe ngjyra e flokëve, të shohim se çfarë mund te bëjmë pa dëmtuar flokët tonë. Flokët ne vjeshte lyhen me ngjyra me te errëta dhe te ngrohta. Për te pasur një model flokësh perfekt me një ngjyre qe zgjat është e rëndësishme te ndiqni disa hapa para se te lyeni flokët me një ngjyre tjetër.

1- Trajtime fillestare. Gjeja e pare qe nevojitet është te ndërhyni mbi efektet e diellit ne flokë, te lagështirës, te klorit dhe te ngjyrave te mëparshme. Mund te bëni një trajtim edhe ne shtëpi, është e mjaftueshme një maske apo një produkt specifik i cili te stimuloje lagështirën natyrale dhe prodhimin e proteinave te flokëve. Një recete për ta bere ne shtëpi mund te jete një maske me baze banane dhe një luge vaj ulliri. Për me tepër nevojitet te eliminoni majat e dyfishta.

2- Nuk duhet te lani flokët. Para se te lyeni flokët është e rëndësishme te mos i lani flokët për te paktën 24 ore. Perse? Sepse flokët lehtësisht te yndyrosur përfaqësojnë një mbledhje vaji natyrale mbi skalpin e kokës, qe mbron flokët dhe ndihmon për te parandaluar zbokthin.

3- Te gjeni ngjyrën e duhur. Ngjyrat e ngrohta te vjeshtës janë te thella, te pasura me tone dhe sfumatura. Nuancat me cool te momentit janë bionde e arte, karamele, ngjyre rëre dhe mjalti, këto ngjyra janë te përshtatshme pothuaj për te gjitha ngjyrat e lëkurave. Nëse keni lekure shume te bardhe mos guxoni shume me ngjyrat e errëta. Nëse jeni bionde me mire nëse synoni për ngjyrat e arta.

.

4- Drite hije. Një efekt i mrekullueshëm është ai “dye” me një tonalitet me çelur. Nëse nuk keni flokë te gri (thinja) do t’u mjaftoje një ngjyre barishtore (këna) përziejë qe arrijnë te ngjyrosin flokët me delikatese dhe pa dëmtuar shume flokët.

5- S.O.S flokë gri. Është mire te zgjidhni një ngjyre e cila te mos jete shume e erret, kjo do t’u ndihmoje te evitoni pamjen e shkëlqyeshme te thinjave. Edhe pse nuk mund ti mbuloni 100% ja vlen te qëndroni një nga sfumaturat e arta për një look natyral.

Lajme të ngjashme

Back to top button