Shaqiri shënon për Bayernin, në fitoren 5:0 (Video)

Bayern Munich në saje të një paraqitje mjaft të bukur të çdo reparti, në veçanti të Xherdan Shaqirit dhe Thomasw Mullerit, ka arrit të shënon fitore me rezultat 5:0 kundër BSV Rehden në ndeshjen e rrethit të parë të DFB Pokal.

Pikërisht mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri ka hap serinë e golave për kampionët aktual të Bundesligas.

‘Shaqa’ në minutën e 18-të shfrytëzoi goditjen e holandezit, Arjen Robben për ta prekur lehtësisht topin dhe ta dërguar në portë.

Për epërsinë e dyfishtë për bavarezët u përkujdes reprezentuesi gjerman, Thomas Muller një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Bayerni në pjesën dytë shënoi edhe tre gola. Protagonist ishte Muller me dy gola të tjerë, ndërsa për golin e pestë në këtë ‘ndeshje stërvitëse’ u përkujdes Robben, i cili shënoi dy minuta para përfundimit të ballafaqimit, me ç’rast vulosi fitoren e thellë për bavarezët me rezultat prej 5:0.

Lajme të ngjashme

Back to top button