Vuçiç: Rama në Preshevë? Nuk ka ende vendim

Vetëm dy ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, ende nuk ka asgjë zyrtare nga axhenda e kësaj vizite.

Shumë pikëpyetje ka nëse Rama do të vizitojë apo jo Luginën e Preshevës, megjithatë sipas shefit të qeverisë serbe ende asgjë nuk është vendosur.

Aleksandër Vuçiç ka thënë se ende nuk ka një plan të qartë për vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë dhe se me këtë do merret gjatë fundjavës.

I pyetur nëse Rama do të vizitojë Luginën e Preshevës, përgjigjja e Vuçiç ishte: “Unë nuk e di”, raporton Shqiptarja.

Lajme të ngjashme

Back to top button