Shqiptari Demaj fitues i “Gongut të Artë” (FOTO)

Ka përfunduar të shtunën turneu ndërkombëtar i boksit në Maqedoni “Gongu i Artë”, i cili ishte i 44-ti me radhë, e kur për herë të parë e fiton një boksier nga Shqipëria.

Ishte Kristian Demaj, i cili triumfoi në kategorinë deri 91kg, pasi që tri herë me radhe e dërgoi në nokdaun boksierin nga Maqedonia, Illço Jonoski.

Boksieri nga Anglia, Xhoshua Buatsi ishte favoriti i dytë për të fituar këtë turne prestigjioz, duke e nokautuar bokserin nga Maqedonia Dimitar Tashkovin, ndërsa juria profesionale e shpërbleu atë me edhe me titullin tekniku më i mirë.

Alban Beqiri (kuq) nga Shqipëria ishte më i mirë se bullgari Nikollaj Xhardanov
Alban Beqiri (kuq) nga Shqipëria ishte më i mirë se bullgari Nikollaj Xhardanov

Boksieri i vetëm shqiptarë nga Shkupi ishte Idriz Bilsimi, i cili në kategorinë deri 52kg, në finale u mposht me rezultat të ngushtë 2:1 nga bullgari Timko Banabakov.

Idriz Bislimi në duel me bullgarin
Idriz Bislimi në duel me bullgarin

Violant Sulejmani nga Kosova në kategorinë deri më 60kg, në finale ka pësuar disfatë nga Elion Dimitrov nga Bullgaria, Naser Shala në gjysmëfinale e kishte mposhtur një boksier nga Serbia, që në finale të takohet me boksierin nga Shqipëria Arnold Kuçari, e që fitues u shpall Shala i cili edhe u dekorua me titullin boksieri më luftarak i turneut.

Në finale Albin Sora nga Shqipëria triumfoi ndaj maqedonasit Sasho Leskarski, Alban Beqiri nga Shqipëria ishte më i mirë se bullgari Nikollaj Xhardanov.

Nga boksierët kosovar, vetëm Armend Xhoxhaj dje kishte pësuar humbjen në gjysmëfinale.

Arnold Kuçari Shqiperi (në të zeza) dhe Naser Shala Kosovë
Arnold Kuçari Shqiperi (në të zeza) dhe Naser Shala Kosovë

Në meçet finale gjithashtu kanë fituar edhe Dimitrov dhe Stefanov nga Bullgaria, pastaj malazezi Sabotiq, boksieri boshnjak Kuquk, si dhe anglezi Esuman.

Boksieri i vetëm nga Maqedonia që shënoi fitore ishte Amet Eminoviq, i cili e mundi rumunin Mihai në kategorinë deri në 60kg.

Të përkujtojmë se dy vite me radhë fitues i “Gongut të Artë”, ishte strugani Fatlum Zhuta, i cili tani më është boksier profesionist, që karrierën e tij e ka vazhduar në SHBA. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button