Arrestohen katër vetë në Angli, donin të vrisnin Mbretëreshën

Mbretëresha e Anglisë nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pjesmarrja në festimet e Ditës së Kujtesës, pavarësisht se policia ka arrestuar katër vetë të enjten dhe të premten, të dyshuar se po komplotonin një sulm për ta vrarë atë me thikë! Sipas një burimi pranë pallatit mbretëror të cituar nga mediat angleze, ajo do të jetë në radhën e parë të festimeve që nisin të dielën paradite.

Në mbrëmjen e së enjtes dhe gjatë orëve të para të ditës së premte, policia britanike kreu një operacion të organizuar prej kohësh, duke arrestuar të katër personat pas hetimeve të kryera kohët e fundit për parandalimin e akteve të tilla nga ekstremistët islamikë.

Personat e arrestuar janë të moshave 19, 22, 25 dhe 27 vjeç. Ata u ndaluan në Londër dhe në qytezën Haj Uajkomb, në perëndim të kryeqytetit, ndërsa të tjerë agjentë kanë kryer kërkime në disa shtëpi dhe makina të lidhura me të arrestuarit. Gjatë arrestimit nuk pati shkëmbim zjarri mes tyre dhe forcave të policisë.

Megjithatë, pavarësisht këmbënguljes se Mbretëreshës për të mos i devijuar detyrës, policia britanike ka ngritur nivelin e sigurisë, dhe ka parlajmëruar se përveç krerëve të shtetit, në rrezik mund të jenë edhe godinat qeveritare dhe ato simbolike të Londrës.

Zyra e kundërterrorizmit në Britani ka kryer disa veprime të tilla që kur niveli i kërcënimit nga terroristët është rritur në maksim në gusht, për shkak të luftimeve ndaj Shtetit Islamik në Irak dhe Siri./Oranews.tv

Lajme të ngjashme

Back to top button