Si të mbajmë në kontroll diabetin

Psikologu Ann Goebel – Fabbri në Qendrën e Diabetit në Boston thotë se nëse ju vuani nga diabeti tip 2, keni nevojë urgjente për dietë dhe stërvitje në mënyrë që të arrini të mbani nën kontroll shëndetin tuaj.

Hapi i parë: Peshohuni

Margaret Savoca, një asistent profesore në Departamentin e të Ushqyerit në Universitetin e Karolinës së Veriut në Greensboro, sugjeron që ju të bëni kujdes në ushqimet që konsumoni dhe t’i kushtohet një vemendje më e madhe ushtrimeve fizike, si për shembull vrapit. Vrapimi në të tilla raste duhet të jetë i vazhdueshëm, pasi ndikon në përmirësimin e gjendjes tuaj shëndetësore.

Mbani shënim peshën tuaj trupore

Është shumë e rëndësishme që të mbani shënim peshën tuaj trupre apo kohën që ju i kushtoni aktiviteteve të ndryshme fizike. Nëse ju arrini të jeni të rregullt me këto shënime, kjo do t’ju japë më shumë kurajo për t’i bërë rregullisht të tilla ushtrime, duke iu shtyrë të arrini akoma dhe më shumë vlerësim për veten tuaj.

Bëni kujdes me vaktin e drekës

Shmangni në mënyrë absolute ushqimin e shpejtë në drekë apo atë nëpër restorante, pasi në të tilla situata jeni më të prirur për të konsumuar ushqime të cilat mbajnë më shumë kalori seç duhet. Kur të përgatisni drekën tuaj është mirë që të kontrolloni përbërësit dhe madhësinë që do të kosnumoni.

Ndryshoni rutinën tuaj të përditshme

Në vend që të konsumoni diçka me shumë yndyrë, si për shembull qumësht me përqindje të lartë yndyre, është mirë që këtë filxhan ta zëvendësoni me një kafe me qumësht pa yndyrë.

Bëni zgjedhje të shëndetshme

Për shembull nëse ju kap dëshira për të shkuar në një restorant apo në fast – food, një ushqim më i përshtatshëm për situatën tuaj mund të jetë një sallatë me mish pule të pjekur në zgarë. Eshtë e rëndësishme që individët të cilët kanë probleme me diabetin tip 2, të bëjnë kujdes gjithnjë në preferencat e tyre për të konsumuar ushqim.

Përdorni pedometer (matës hapash)

Kjo pajisje e thjeshtë dhe jo shumë e kushtueshme (20 dollar), e cila vendoset në brezin tuaj është shumë e rëndësishme, pasi shënon numrin e hapava që ju realizoni gjatë aktivitetit tuaj ditor. Përdorni një të tillë për të vlerësuar se sa hapa merrni në një ditë mesatare. Ekspertët rekomandojnë që të realizohen 10. 000 hapa në një ditë, për të patur shëndet të mirë.

Mbani çamçakëz të dobishëm

Përdorni një çamçakëz pa sheqer, (i cili të mos jetë i dëmshëm për stomakun tuaj), pasi rregullon nevojën për të konsumuar një vakt të lehtë.

Mbani në shtëpi menunë tuaj më të preferuar të restorantit

Nëse mbani në shtëpi menu të ndryshme të restoranteve të tua të prefreuara, kjo gjë do t’ju lehtësojë nevojën për të ngrënë në mënyrë të pa kontrolluar. Për shembull nëse ndodh që do të dilni për darkë me miqtë tuaj është mirë që ushqimin që keni vendosur të konsumoni në darkë ta gatuani vetë, duke krijuar ndjenjën e ngopjes dhe më pas në lokal të merrni një porcion shumë të vogël./ TVKLAN

Lajme të ngjashme

Back to top button