Lumturia martesore varet nga gjenetika

Mund të tingëllojë si e pabesueshme, por shkencëtarët thonë se lumturia martesore mund të ketë lidhje pikërisht me gjenetikën.

Disa thonë se sekreti i një martese të lumtur është kompromisi në të cilin duhet të pajtohemi vazhdimisht në qoftë e duam një jetë të përbashkët, disa thonë se kurrë nuk duhet të shkojmë në shtrat të zemëruar me partnerin, disa thonë diçka krejt tjetër, por le të përpiqemi t’i hedhim një sy asaj që thonë shkencëtarët në një hulumtimin.

Çelësi për lumturi martesore qëndron në ADN-në tonë, konsiderojnë hulumtuesit amerikanë. Hulumtimi mbi të cilin është i bazuar ky pretendim është kryer në universitetet Berkeley dhe Northwestern, transmeton Koha.net. Ekziston një gjen i cili disave u jep mundësinë që ta përjetojnë lumturinë dhe kënaqësinë në martesë, ndërsa të tjerëve ua pamundëson të njëjtën gjë.

Ne të gjithë e kemi gjenin 5- HTTLPR, të cilin e kemi trashëguar nga të dy prindërit. Megjithatë, ata të cilët kanë një gjen më të shkurtër 5-HTTLPR janë më të pakënaqur në martesë, në krahasim me të tjerët. Hulumtimi është bazuar në më shumë se 150 çifte të cilët janë të martuar për më shumë se 20 vjet, përcjell koha.net.

Ky shpjegim është sigurisht mjaft i thjeshtë, ndërsa Claudia M. Haas, e cila udhëhoqi ekipin e hulumtuesve shpjegoi: “Njerëzit me dy allele të shkurtra të këtij gjeni mund të jenë të lumtur në martesë nëse klima emocionale në atë martesë është e mirë. Megjithatë, në qoftë se ka ndonjë problem, atëherë ata njerëz janë shumë të pakënaqur”, theksoi ajo.

Megjithatë, njerëzit me allele më të gjata të gjeneve janë mjaft tolerant ndaj problemeve, kështu që mund të jenë të lumtur në martesë edhe në qoftë se kanë vështirësi në të, thuhet në revistën “Emotion”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button