Katalunja vendos të dielën për pavarësinë

Me ankth të madh po pritet në Katalunja mbajtja ditën e diel e referendumit kontrovers për pavarësinë nga Spanja.

Rreth 5.4 milionë katalanas, të moshës mbi 16 vjeç, janë thirrur për të votuar në një proces të paautorizuar nga qeveria e Madridit dhe që do të menaxhohet nga vullnetarë për të mos shkelur ndalimin që i është bërë nga Gjykata Kushtetuese.

Mbi 7 mijë agjentë të policisë katalanse do të kujdesen që procesi elektoral të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pa incidente.

Rajoni katalanas, që prej dekadash ka kërkuar pavarësi nga Spanja, u frymëzua nga shembulli i Skocisë që zhvilloi më herët gjatë vitit një referendum për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.

Edhe pse skocezët votuan kundër pavarësisë nga Britania, procesi frymëzoi katalanasit të cilët do të vendosin nesër.

I njëjti referendum i zhvilluar në Skoci ka tërhequr së fundmi, sipas BBC, vëmendjen edhe të ishullit të Korsikës, ku tendencat e banorëve për t’u shkëputur nga Franca nuk janë shuar pavarësisht kalimit të viteve. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button