MH17: Mbetjet e disa viktimave “mund të mos gjenden”

Ministri i Jashtëm i Holandës, Bert Koenders, ka thënë se mbetjet e disa viktimave nga rrëzimi i aeroplanit malajzian në lindje të Ukrainës, mund të mos gjenden kurrë.

Koenders i ka bërë këto komente në Kharkiv, ku është mbajtur një ceremoni për viktimat, eshtrat e të cilave janë gjetur së fundi.

Mbetjet e nëntë njerëzve nga 298 sa kanë qenë në bordin e aeroplanit, nuk janë gjetur ende.

Afro dy të tretat e të vrarëve kanë qenë shtetas holandezë.

Fluturimi MH17 është rrëzuar nga një raketë, më 17 korrik, e cila është hedhur nga një territor i Ukrainës që kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Lajme të ngjashme

Back to top button