Gorbachev: Bota në prag të Luftës së re të Ftohtë

Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka thënë se tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të krizës në Ukrainë, e kanë vënë botën në prag të një Lufte të re të Ftohtë.

Gorbachev i ka bërë këto komente në kryeqytetin e Gjermanisë, ku po zhvillohen ceremoni të ndryshme me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

Ai ka akuzuar Perëndimin, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, se janë dhënë pas “triumfalizmit”, pas rënies së bllokut sovjetik.

“Në vend se të bëhet udhëheqëse e ndryshimit në një botë globale, Evropa është shndërruar në një arenë të trazirave politike”, ka thënë Gorbachev.

Ai u ka sugjeruar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të heqin sanksionet kundër zyrtarëve rusë./REL

Lajme të ngjashme

Back to top button