fbpx

Si të bëjmë një pastë dhëmbësh ekologjike

Problemi është se ka raste, edhe pse një element i domosdoshëm për higjienën personale, ajo mund te kthehet ne një element jo vetëm kontaminimi, por ne raste te veçanta, edhe ne një agjent agresiv qe mund te dëmtojë smaltin e dhëmbëve dhe gingivave.

Ne këtë rast, ne po ju rekomandojmë një plan “B”, ose me mire akoma, disa te tilla. Kjo është pasta e dhëmbëve ekologjike.

1. Paste dhembesh ekologjike nga argjila. Për te realizuar këtë, nevojitet te përziejmë gjysme luge argjile me 2 luge salvia essiccata, 2 luge bikarbonat sode dhe 5 shkopa karafili. Të gjithë këtë përzierje vendoseni ne një mixer, ku me pare, nëse do te dëshironit, mund te shtoni edhe disa pika vaj esencial për te përmirësuar edhe aromën.

2. Paste dhembesh me aloe. Aloe njihet si një nga bimët me vlera te mëdha shëndetësore dhe kurative. Vlerat e saj mund te përdoren shume mire edhe ne përgatitjen e një paste për dhembet vërtet natyrale. Për këtë veproni ne këtë mënyrë. Përzieni ne një ene hermetike, 4 luge gel aloe, një luge kaolinë dhe 4-5 pika vaj esencial. Këtë përzierje duhet qe ta ruani ne frigorifer.

3. Paste dhembesh me kripe. Për te realizuar këtë, duhet te përziejmë kripë te imët me bikarbonat sode ne raportin 1 me 2 përkatësisht. Kjo përzierje këshillohet si për zbardhjen e dhëmbëve, ashtu edhe për dezinfektimin e gingivave, por duke qene një përzierje gjithsesi agresive, kjo këshillohet te behet vetëm një here ne jave.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close