Zbardhet axhenda e Ramës në Beograd, ja oraret

Zbardhet axhenda e takimeve të kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Beograd. Tashmë ajo është konfirmuar nga të dy palët dhe ashtu siç pritej do të mungojë takimi i kreut të qeverisë shqiptare me Presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç si dhe nuk do të zhvillohet shëtitja në këmbë në rrugët e Beogradit.

Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare do të vizitojë edhe Luginën e Preshevës.

Vizita e Ramës në Serbi ishte parashikuar të zhvillohej që në pranverë por u shty për në vjeshtë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend. Ndërsa shtyrja e dytë ndodhi pas incidentit të rëndë në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri të 14 tetorit. /albeu.com/

Axhenda e plotë e vizitës së Edi Ramës në Serbi:

E hënë, 10 nëntor 2014

11.30 – Pritja dhe takimi mes dy kryeministrave Rama – Vuçiç

12.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp mes dy kryeministrave

16.00 – Takim i kryeministrit Rama me gazetarët

17.00 – Takim dhe fjalë në tryezën e biznesit Serbi – Shqipëri

18.00 – Takim në bashkinë e Beogradit

E martë 11 nëntor 2014

11.00 – takim me komunitetin shqiptar në Preshevë

Lajme të ngjashme

Back to top button