Matoshi: PDK e interesuar për Qeveri e jo për Kryeparlamentarin

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi, vlerëson se heqja dorë e liderëve të partive të koalicionit pas zgjedhor nga pretendimi përpostin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, nuk do ta joshë PDK-n dhe liderin e saj Hashim Thaçi, që të pajtohen të mos jenë pjesë e qeverisë së re.

“Problemi është që PDK-së i intereson vetëm qeveria dhe kurrsesi kryetari i Kuvendit. Unë mendoj se, nëse presidentja e Kosovës – ose edhe me presion ndërkombëtar-nuk e thërret seancën konstituive –vazhdimin e saj – mendoj se PDK-ja, Thaçi, përmes Flora Brovinës, nuk do të thërrasin asnjëherë për vazhdim të kësaj seance. Situata do të mbetet e njëjtë, do të thotë, bllokadë totale e krizë institucionale”, ka theksuar Matoshi.

Lajme të ngjashme

Back to top button