Studentët e USHT-së marrin përkrahje nga Tirana

 Lëvizja për Universitetin dënon presionin që Universiteti Shtetëror i Tetovës po i bën studentëve nëpërmjet bisedave informative. Ky presion sipas kësaj Lëvizje dhe kalon përtej qëllimeve të një aparati të shëndetshëm administrativ universitar.
 
“Këto veprime janë të papranueshme dhe shkelin të drejtën e studentëve për të pasur zë në autonominë e universitetit, të drejtën për vetë organizim dhe lirinë e komunikimit ndërmjet tyre. Parimi ynë themelor për universitetet e sotme është: Universiteti i përket Universitarëve dhe i takon atyre ta udhëheqin Universitetin nën dritën e idesë që ata kanë për të. Ndërkaq administrata shtetërore duhet të jenë në funksion të garantimit të këtij parimi dhe jo ta pengojë apo pamundësojë atë”, thuhet në reagimin e ‘Lëvizjes për Universitetin’.

Nga Lëvizja për Universitetin, i bëjnë thirrje studentëve që të vazhdojnë në rrugën e tyre ndaj represivitetit që ushtrohet drejtë studentëve. 

“I bëjmë thirrje studentëve dhe aktivistëve të OSP-së që të vazhdojnë me guxim rrugën që kanë nisur drejt vetë organizimit të tyre dhe rezistencën ndaj çdo aparati represiv, si brenda, ashtu edhe jashtë universitetit. Kujtojmë që, aparati administrativ ka për funksion të na shërbejë Ne, universitarëve, dhe jo të cenojë autonominë tonë për vetë organizim! Ne solidarizohemi me ju! Universiteti është i yni!”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Universitetin.

Nga kjo lëvizje studentore thonë se në rast nevoje ata do të marrin pjesë edhe në aktivitetet e studentëve të USHT-së.

Lexo më shumë: 
USHT-ja si MPB-ja, thërret studentët në bisedë informative
USHT hesht për skandalin me studentët
“Garda” e USHT-së, kërcënon Organizatën e Pavarur Studentore
Studentët e USHT-së, shmangin direktivat nga lartë, formojnë Organziatë të Pavarur
Taksa prej 100 denarëve, USHT nuk ka vendim për studentët që nuk kanë paguar
USHT: Parlamenti Studentor, jo funksional, kryetari i tij askund!
Protestojnë studentët e USHT-së në Shkup (FOTO)
Abdyl Shaban Arsllani

Lajme të ngjashme

Back to top button