MPB punon në zbardhjen e sulmit ndaj qeverisë

Edhe përkundër komunikatës së lëshuar nga UÇK-ja e cila merr përgjegjësinë për sulmi me predha ndaj ndërtesës së Qeverisë, MPB akoma nuk ka zbuluar kryerësit kësaj vepre. Në Ministrinë e Brendshme thonë se po punohet në përcaktimin e adresës elektronike si dhe në zbardhjen e rastit në tërësi.

“Siç informuam edhe dje MPB ka marr masa për gjetjen e kryerësve të cilët kanë kryer sulmin ndaj Qeverisë. Po marrim masa për përcaktimin e identitetit të kryerësve dhe të gjithë njohurive që i kemi në lidhje me ngjarjen, punojmë edhe në atë drejtim, pra përcaktimin e adresës”, deklaroi Marija Jakovleska, zëdhënëse e MPB

Ministria e brendshme gjithashtu nuk jep të dhëna nëse në territorin e vendit ekzistojnë formacione paraushtarake. Ata thonë se po ndjekin situatën në teren pa dhënë detaje tjera.

“MPB po e ndjek situatën në teren dhe për momentin nuk mund të ju informojmë për informacione të tilla megjithatë po e ndjekim situatën në Maqedoni”, tha Marija Jakovleska, zëdhënëse e MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button