LSDM: Reforma e Kembrixhit është vetëm një marrëveshje shitblerëse me vlerë prej 12 milion eurove

Ministria e Arsimit dhe shkencës heshtë pas kërkesës së LSDM-së për të bërë publik marrëveshjen për bashkëpunim me Kembrixhin. Heshtja e ministrit Abdilaqim Ademi dhe zëvendësministrit Spiro Ristovski na tregon që marrëveshje nuk ka, deklaroi anëtari I Komisionit për arsim dhe shkencë të LSDM-së Sasho Todorov.

Ai shtoi se Ademi dhe Ristovski janë të obliguar që të përgjigjen nëse projekti me Kembrixhin është një marrëveshje shitblerëse ndërmjet Ministrisë dhe shtëpisë botuese nga Britania e Madhe e cila kushton 12 milion euro. “A mësojnë edhe nxënësit e Britanisë së Madhe me të njëjtat libra si ato të Maqedonisë? Cili Komision i arsimit e ka miratuar programin për librat në vendin tonë dhe kur është bërë kjo gjë?’, pyesin nga LSDM-ja.

Ministria e arsimit, sipas LSDM-së është e obliguar ta tregojë Marrëveshjen ndërmjet Ministrisë dhe institucioneve të Kembrixhit në Londër.

Lajme të ngjashme

Back to top button