Derbi në Kërçovë pa fitues

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 13-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë në futboll, ku në kryendeshjen e kësaj jave dy ekipet e kreut, Shkupi dhe Vëllazërimi në Kërçovë kanë zhvilluar duelin më spektakular.

Shkupjanët në këtë ndeshje kishin shkuar me një numër të konsideruar të futbollistëve të prekur nga virusi i gripit, por të cilët kishin vendosur që të mos e humbasin këtë derbi.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola të shënuar, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan 4 gola, dy nga secila anë. Të parët në epërsi kanë kaluar vendasit, kur Minas Osmani kishte bërë ndërhyrje të palejuar, e për çka referi e ndëshkon me karton të kuq, ndërsa nga penaltia ka shënuar Kushtrim ballazi në minutën e 55-të.

Edhe pse me një futbollistë më pak, Shkupjanët arrijnë të barazojnë në minutën e 81-të me anë të Muharrem Bajrami, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë përsëri në epërsi kalojnë vendasit, kur shënoi Xhelil Asani. Por që gjithçka të jetë më interesante dhe ndeshja të arsyetojë epitetin e derbit, u përkujdes Goran Maznov, i cili shënoi gol në minutën e dytë të kohës shtesë.

Në duelet tjera vlen të përmendim fitoren e lartë të Gostivarit ndaj Napredokut, ndërsa Drita ka vazhduar serinë e disfatave, pasi në Shkup është mundur nga “Skopje” me rezultat 3:0.

Rezultatet e xhiros së 13-të:

Makedonija Gj.P. – Kozhuf         0:0

Vëllazërimi – Shkupi                       2:2

Gostivari – Napredoku                  6:3

Mlladost – Euromilk                        1:1

Skopje – Drita                                    3:0

Tabela: Shkupi 32 pikë, Gostivari 22, Vëllazërimi 21, Mlladost CD 21, Skopje 18, Kozhufi 15, Euromillku 15, Makedonija GJP 14, Drita 11 Napredoku 9

 

Lajme të ngjashme

Back to top button