Ramadani: Gjendja e sigurisë e brishtë si rezultat i keqqeverisjes

Situata e sigurisë në vend është e brishtë dhe duhet të paraqes alarm të kuq për aktorët politik në vend për të parandaluar eskalimin e saj. Kështu u shpreh Ismet Ramadani, analist politikë derisa komentoi zhvillimet e fundit të ndërlidhura me fushën e sigurisë në vend.  Sipas Ramadasnit gjendja e sigurisë në Maqedoni gjithnjë e më shumë po përkeqësohet si rezultat i një keqqeverisje.

“I ngjason 2001, vetëm sve ndryshimi është në atë se tani subjektet politike, udhëheqësit shtetëror  duhet të kenë marrë mësime nga 2001 dhe duhet sa më shpejtë të veprojnë politikisht që artikulimin e pakënaqësive të qytetarëve, respektivisht të shqiptarëve  ta bëjnë në mënyrë shumë më të mençur dhe të veprojnë politikisht  për mos ti lënë hapësirë  ndonjë radikalizmi i cili çon drejtë  prishjes së asaj që do të thotë siguri në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Ismet Ramadani, analist politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button