Shqelmat e fundit të PDK-së!

Dhelprës iu kallke bishti, e thoshte – ”ishalla jam në ëndërr”.
Pavarësisht se koalicioni LVAN është shumicë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, ata reflektuan duke hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit, për t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të Kosovës.
Por PDK-ja dhe lideri i saj Hashim Thaçi, s’po munden kurrsesi të pajtohen, që përfundimisht do të shkojnë në opozitë. Ata (PDK-ja) duke e parë që pashmangshëm do të shkojnë në opozitë, në pamundësi që ta formojnë Qeverinë, po kërcënojnë edhe me zgjedhje të jashtëzakonshme. Përveç se janë bërë të bezdisshëm për qytetarët e Kosovës dhe Bashkësinë Ndërkombëtare, po kërcënojnë dhe janë bërë qesharak me deklaratat dhe arsyetimet e tyre boshe. Por këto janë shqelmat e fundit të një Qeverie kriminale, korruptive dhe një Qeverie që e ka ngulfatur shtetin.
                                               Presidentja duhet të reflektojë!
Pas reflektimit të koalicionit LVAN, në bazë të kompetencave kushtetuese që i ka, Presidentja Jahjaga duhet të reflektojë, për krijimin e institucioneve. Ajo duhet ta dëshmojë para qytetarëve të Kosovës, se është në shërbim të interesave të tyre dhe shtetit të Kosovës, e jo në shërbim të PDK-së dhe Hashim Thaçit. Çfarë duhet të bëj ajo? Nëse zonja Flora Brovina javën tjetër nuk e thërret seancën për konstituimin e Kuvendit, Presidentja Jahjaga mund ta thërras vetë. Pas konstituimit të Kuvendit, edhe pse koalicioni i PDK-së ka vetëm 36 deputetë, shansin e parë për formimin e Qeverisë t’ua japë atyre, dhe pasi ata të dështojnë ta bëjnë një gjë të tillë, herën e dytë mundësinë t’i jap koalicionit të shumicës LVAN që ka shumicën parlamentare me 63 deputetë, ta mandatoj dhe Qeveria nga koalicioni i shumicës LVAN, të krijohet sa më parë. Presidente, vepro sa më shpejt, ose vepron sovrani, sepse është lodhur nga kryeneqësia e PDK-së dhe neglizhenca jote!

Lajme të ngjashme

Back to top button