Do të ndahen 745 bursa për nxënësit e shkollave të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2014/ 2015, ndan 745 bursa për nxënësit e shkollave të mesme publike dhe private.

Bursat janë të  ndarë në 6 kategori edhe atë: 400 bursa për mbështetjen e nxënësve të rasteve sociale; 80 bursa për nxënësit me status të fëmijëve pa prindër; 50 bursa për nxënësit me nevoja të veçanta; 150 bursa për nxënësit e talentuar – sportistë; 50 bursa për nxënësit e talentuar, prej të cilave 45 janë për nxënësit nga shkollat publike ndërsa 5 bursa për nxënësit e shkollave private, dhe 15 bursa për nxënësit e degës hotelieri – turizëm, theksoi në konferecën e sotme për gazetarë ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi.

“Të drejtë për të fituar bursën kanë nxënësit e rregullt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë. Kushtet të cilat duhet ti plotësojnë janë: të mos kenë përsëritur asnjë vit gjatë shkollimit, të mos shfrytëzojnë bursë nga ndonjë institucion tjetër ose ndonjë kompani dhe të jenë shtetas të Maqedonisë. Përveç kushteve të përgjithshme, për secilin lloj të bursave ka edhe kushte shtesë të cilat secili kandidat duhet detyrimisht ti plotësojë me qëllim që të fitojë të drejtën e shfrytëzimit të kompensimit me para në formë të bursës”, tha Ademi.

Për më shumë informacioni shikoni në ueb faqen e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Back to top button