fbpx

A po nxit Maqedonia luftë ndër-etinke në Ballkan?

Vendimet e fundit të politikës maqedonase janë intensifikuar si një rrezik i mundshëm drejt një lufte së ardhshme në Ballkan!

Politika maqedonase, me veprimet e fundit, ka qenë e influencuar nga politika e Beogradit, ideologjia nacional-kriminale, mbi të gjitha qëndrimet e kishës ortodokse serbe-maqedonase kundër popullit shqiptar. Megjithatë, ky qëndrim armiqësor i elitës maqedonase karshi shqiptarëve nuk është diçka e re në shtetin e Maqedonisë. Ngritja e shtatores së kriminelit mesjetar serb “Stefan Dushani”, pa kurrfarë vlere kulturore, shkencore, apo vlerë tjetër, këtë herë kishte për qëllim nënvizimin e shtypjes kulturore dhe për të nxitur reagime ndëretnike.

Mendoj se, përveç antoganizmit dhe ndjenjës armiqësore që kanë populli maqedon ndaj shqiptarëve, ky ishte një përgatitje strategjike mirë planifikuar të dy shteteve, Serbisë dhe Maqedonisë, që mua më duket po vazhdon politika radikale sllave, politikë e cila u trashëgua dhe vazhdon të ekzistoj prej politikës së Millosheviqit në Serbi.

Maqedonia duke ndjekur rrugën dhe udhëzimet politike nga Beogradi ka mbetur njëri nga shtetet më të dështuara. Me mbështetjen e Serbisë, Maqedonia nxit grupet ekstremiste maqedonase, që të luftojnë kundër popullatës shqiptare atje. Në kohën e fundit, janë shfaqur në mënyrën intensive trysnia ndëretnike si në Maqedoni nga politika e VMRO-DPMNE-në ashtu edhe Luginën e Preshevës nga politika e Beogradit.

Konflikti do të shpërthej nga dhuna dhe presioni, po ashtu, kjo politik rrezikon përhapjen e një luftë civile në shumë shtete të rajonit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close