Eurokomesari i sapozgjedhur i BE-së nuk do ta vizitojë Maqedoninë

Johanes Han, komesari i ri i Bashkimit Evropian i angazhuar për politikat fqinjësore dhe negociatat për zgjerim, më 20 nëntori do ti vizitojë Beogradin dhe Podgoricën.

Kjo është vizita e parë e eurokomesarit Han në rajon dhe është pjesë e planit që në fillim të mandatit ti vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të jep sinjal se bisedimet për zgjerim janë prioritare ashtu siç ishte më parë.

Han nuk do ta vizitojë Maqedoninë, por në takim në Bruksel do ta pranojë ministrin e punëve të jashtme Nikolla Popovski.

Ky do të jetë takimi i parë i eurokomesarit i angazhuar për zgjerimin me një ministër shteti i të cilit është vend-kandidat për anëtarësim në BE. Han ka marrë detyrën e re në fillim të nëntorit nga ish eurokomesari Shtefan Fule.

Lajme të ngjashme

Back to top button