Vdekja e Robin Williams, mbyllet hetimi

Robin Williams nuk ishte nën ndikimin e drogës apo alkoolit në momentin e kryerjes së vetëvrasjes. Autoritetet në Kaliforni kanë publikuar analizat toksikologjike gjatë ditës së premte.

Aktori i famshëm u nda nga jeta, në moshën 63 vjeçare, më 11 gusht pasi kreu vetëvrasje. Sipas raportit mjeko-ligjor Robin gjeti vdekjen nga asfiksia.

Aktori, fitues i çmimit “Oscar”, prej kohësh luftonte kundër depresionit. Williams ka lindur në Çikago më 21 korrik 1951 dhe u bë i famshëm në filmat ‘Good Morning Vietnam’ dhe ‘Dead Poet’s Society’.

Bashkëshortja e Williams, Susan Schneider u shpreh se ndjehej tepër e pikëlluar pas marrjes së lajmit. “Robin do të mbahet mend për momentet e panumërta të gëzimit dhe të qeshurat e tij që i dha për miliona njerëz”, tha Schneider.
/ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button