Gazetaria është profesion më i përndjekur në Maqedoni

Ligji për përgjegjësi shoqërore për shpifje dhe fyerje nuk i ka përmbushur qëllimet as të ligjvënësit as të shoqatave të gazetarëve që e kanë përkrahur, dhe që është zvogëlimi i presionit ndaj gazetarëve. Kjo u tha në debatin e organizuar nga Qendra për zhvillim të mediave ku janë prezantuar të dhënat nga monitorimi i vendimeve gjyqësore ghatë tre muajve të kaluar.

Nga vëzhgimi i procesit gjyqësorë, Mijallkov kundër gazetës Fokus, është konstatuar se më shumë mbrohen nderi dhe reputacioni i zyrtarëve se sa liria e shprehjes.

“Në këtë rast mund të konstatojmë se është i ndryshëm veprimi i gjykatës lidhur me lëndët e tjera. Rastin Ngrohtorja-Robert Popovski paraqet një shembull i zbatimit të duhur të ligjit dhe standardeve ndërkombëtare, ndërsa të dyja rastet janë udhëhequr nga i njëjti gjykatës dhe i njëjti këshill gjyqësor”, deklaroi Vlladimir Medarski nga QZHM.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button