Shtatzënia nuk mund të ndiqet nga Facebooki

Gratë shtatzëne duhet ta mbajnë librezën shëndetësore gjithmonë me vete. Çdo grua gjatë periudhës reproduktive të bëjë zgjedhjen e gjinekologut amë. Sa kontrolle duhet të bëjë gjatë kohës kur është shtatzëne. Këto janë disa nga rekomandimet e mjekëve në faqen e Facebook-ut “Shtatzëni e shëndetshme”, që është projekti më i ri i Ministrisë së shëndetësisë ku gjinekologët do të japin vazhdimisht këshilla ose konsultime shëndetësore për shtatzëni.

“Për gjithçka duhet të shkohet në mjek, sepse nuk ekziston ndonjë mjekësi edhe përkundër internetit, nuk ekziston ndonjë zëvendësim për kontakt ndërnjerëzor mes pacientit dhe mjekut të cilët janë cilësuar si të shenjtë që nga koha e biblës”, deklaroi dr. Vlladimir Borozanov, ish kryetarë i odës së mjekëve.

Disa gjinekolog të konsultuar nga REL, nuk kanë dashur ta vlerësojnë këtë proces të ri derisa nuk e shohin se si funksionon. Por thonë se nuk e shohin logjikën dhe nevojën  për një gjë të tillë.  Ata thonë se shtatzënia nuk mund të ndiqet nga Facebook-u, por nëpërmjet kontrolleve të rregullta.

Kryetari i odës së mjekëve Vlladimir Borozanov deklaroi se këto faqe të internetit me rekomandime nuk janë risi. Por sipas tij, mjekët në këto sajte japin rekomandime të cilat janë me karakter të përgjithshëm.

“Nuk mundet që në përgjithësi ta kaloni kohën e shtatzënisë nëpërmjet internetit apo rreziqet që do të paraqiten gjatë kësaj periudhe, është e nevojshme një kontroll normal dhe i vazhdueshëm me gjinekologun”, deklaroi Gjorgji Orovçanec ish ministër i shëndetësie.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button