De Biasi kërcënon UEFA-n

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi beson se drejtësia do të vihet në vend sa i përket vendimit të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

Selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi, deklaroi se është optimist që drejtësia do të vihet në vend sa i përket vendimit të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Komisioni Disiplinor vendosi që dueli t’i takojë Serbisë me rezultat zyrtare 3:0, por e dënoi atë si nikoqir me heqjen e tri pikëve.

Kurse, në arsyetimin që ka mbërritur në FSHF, UEFA ka arsyetuar vendimin duke thënë se Shqipëria e humbi ndeshjen për shkak të refuzimit për të dalë në fushë, pas përleshjeve në fushë.

De Biasi pret drejtësi.

“FSHF-ja do të apelojë vendimin e Komisionit të Disiplinës të UEFA-s dhe jam optimist se drejtësia do të vihet në vend. Në Beograd nuk ishte e mundur të riktheheshim në fushë. Nuk është e vërtetë që kemi refuzuar të luanim sërish, por në atë situatë ishte e pamundur të luhej”, shpjegoi trajneri italian./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button