Blero po vjen me baladën vendimtare për karrierën e tij

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, do të lansojë së shpejti këngën e re me videoklip, e cila do të jetë një baladë prekëse, e që ai thotë se është vendimtare për karrierën e tij.

Blero, krijues i hiteve “La Vida Loca” dhe “Nuk më deshte” tash e sa kohë në rrjete sociale ka paralajmëruar lansimin e në projekti të ri.

Blero ka treguar për Telegrafin se “N.U.N” titullohet kënga e re, kurse për domethënie nuk ka dashur të flasë, e këtë ka thënë se do ta zbulojë vet kënga, e po ashtu do ta tregojë në detaje pas lansimit.

“Mund të them se është kënga vendimtare për karrierën time. Ose do të shkojë mirë, do të vazhdoj, ose…”, ka thënë Blero për Telegrafin.

Kënga është punuar në tekst dhe muzikë nga Chipsi, kurse projekti është i kompanisë Elephant.

I pyetur nëse kjo këngë ka të bëjë me jetën e tij private, pasi ka spekulime për ndarje të tij prej Teutës, Blero shtoi se jeta e tij private është mjaft stabile dhe ky është thjesht projekt muzikor që e kthen këngëtarin sikur në kohërat e tij të arta.

Lajme të ngjashme

Back to top button