Studentët të pakënaqur, por heshtin

Studentët e Maqedonisë një kohë të gjatë ballafaqohen me papunësinë e madhe, standardin e ulët studentor, kushte katastrofale në shtëpitë studentore, korrupsion në universitete dhe siç thonë problem i fundit i studentëve është testimi ekstern në arsimin e lartë.

“Studentët e Maqedonisë i njohin të gjitha këto shembuj, protestat e fundit në Beograd. Pikërisht e dinë çka ndodhi kur ata u organizuan por këtu tek ne mbretëron frika. Çka nëse më ndodh diçka, po nëse dikush më kërcënohet, çka nëse e humb dhomën, çka nëse më profesori merr hak nëse un flas me zë të lartë?”, deklaroi student Rubin Jovanovski.

Në vendin tonë Lëvizjet e studentëve dhe të rinjve, edhe pse ka problem të shumta, ato nuk vërehen ndërsa tek studentët mbretëron një mosinteresim I përgjithshëm dhe ndjenjë e pashpresë se mund të ndryshojnë ndonjë gjë. Këtë e kanë vërtetuar vetë studentët por edhe disa hulumtime dhe anketa.

Studentët nuk kanë organizuar asnjë protestë pa marrë parasysh gjendjen e tyre dhe kërkesave. Protestë e vetme e studentëve ka ndodhur në vitin 1997 kur studentët e atëhershëm kanë kundërshtuar vendosjen e gjuhës shqipe në Akademinë Pedagogjike.

Lajme të ngjashme

Back to top button