fbpx

Microsoft teston Windows 10 për telefona

Microsoft ka bërë publike platformën Windows 10, megjithatë ajo nuk është akoma në dispozicion për t’u instaluar nga të gjithë përdoruesit. Windows 10 Technical Preview është versioni paraprak i gjeneratës tjetër të platformës Windows të Microsoft-it, dhe aktualisht po testohet nga përdoruesit që janë regjistruar për Programin e Brendshëm. Një burim i afërt me kompaninë na njofton se Microsoft po teston tani platformën Windows 10 për telefonat.

Aktualisht, Microsoft ka realizuar vetëm versionin Windows 10 Technical Preview, i cili është i limituar vetëm për kompjuterë dhe tabletë, dhe jo për telefonat inteligjentë. @Nawzil, një burim i afërt me kompaninë, sugjeron që Microsoft po teston dy përditësime të mëdha për Windows Phone 8.1 si dhe për Windows 10. Fatkeqësisht, nuk janë zbuluar detaje në lidhje me atë çfarë mund të sjellë Windows 10 tek telefonat inteligjentë. Ndoshta mund të marrim më shumë informacione në muajt e ardhshëm, nëse është i vërtetë lajmi që Microsoft po e teston platformën Windows 10 tek telefonat.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close